|
Poezi
Ne mes tuaj kam qendruar E jam duke perveluar, Qe t'u ap pakeze drite, Natene t'ua benj dite.
Do te tretem, te kullohem, Te digjem, te pervelohem, Qe t'u ndrinj mir' e te shihni, Njeri-tjaterin te njihni.
Per ju do te rri te tretem, Asnje shka te mos mbetem, Te digjem e te qanj me lot, Se deshiren s'e duronj dot.
Une zjarrit nuk i druhem Dhe kurre s'dua te shuhem, Po te digjem me deshire, Sa te munt t'u ndrinj me mire.
Kur me shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam nde jete jam ne dritet te vertete,
Une jam ne shpirtin tuaj, Mos me kini per te huaj, M'eshte falure durimi, Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'enda t'u benj mire, Te mos mbeti n'erresire. Jakeni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini,
Ne shpirt kam dashurine, Pa digjem per njerezine, Lemeni te pervelohem, nuke dua me te ftohem,
Dua ta djek trupn' e krete Per ate zotn' e vertete. Me zjarr ta djek mushkerine E te tretem per njerine,
Bashke me gezimt te tija te vete te perendia. Une dua njerezine, Miresin' e urtesine.
Ne behi shoke me mua, Ne me doni si u dua, Njeri-tjeterin ne doni, Te paudhe mos punoni.
O zemera fluturake, Qasju pake kesaj flake! Mase krahet t'i pervelon, Po dhe shpirtin ta shenjteron.
Une duke perveluar, Njerezit i kam ndrituar. Kam qene mik me njerine, Andaj i di e me dine.
Gjithe tuajt' i kam pare, Mem' e at' e fis e fare, Si tani gjithe i kam nder ment, Qe rrinine me kete vent.
Edhe sot ner ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe une si ju jam ndruar E jam perzjer' e ndryshuar,
Pa jam bere shume here Zjar e uj' e balt' e ere. Jam nje shkendije pej qielli dhe nje drudheze pej dielli.
Edhe nder qiej fluturonj, Edhe brenda ne det qendronj, Shume here fle ne balte, Diku ndodhem dhe ne mjalte
Benem qengj e kec i pire, Lul' e bar e gjeth i mbire. Dua shume fjale t'u them, Po trembem mos i benj ujem. E ku shkruhene ne karte Fjalet' e gjuhese zjarrte? *************************
MONOLOG I TE VETMUARIT Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim. Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi. E dija kete, por padurimi i vdekur Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.
Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg Me japin nje gezim po aq te vdekur. Me duket ende dimer ndonese esht prill. Kam ftohte. Kam ftohte. ************ DESHIR DHE HESHTJE
Tej dritares eshte ngrohte njerez jan ulur ne tavolina qyteti nis e del prej vetes ne rruge bredhin klube e makina Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem s'eshte e then te jem as vete i dyte me miq te rastit po te mbushet nata nje vend do gjej ku the clodh syte. Kam ftohte e s'te shoh prane mendoj, mendoj se si avujt e ngrohte te frymes time si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti ne enderr vijne, e qete kendojne e une me syte pak mbyllur ri koken ngre lart, degjoj ngadale kengen e hene te brisht si zane qe solle ti. E di se hesht hija ime e di se lotet s'flasin kur ata ata degjojne vec fjalet e mia ne heshtje qendrojn dhe ata si une Pas pak ngadal do te iki qe lotet te shkoj ti fshi diku ketu prane mbase atje larg pas pak ngadal do kethehem une **********************************
Ketu s'do jem
Ketu s'do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur S'do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere Se s'do me kesh ne dhome te gjalle Dhe kur ne xham te fryje ere Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume Ne raft te librave kerkome Aty do jem I fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe un do te zbres do t'vi prane teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rekeje.
|